Greqia shton masat kundër pandemisë/ Nga sot Kapshtica e mbyllur! Udhëtarët do të duhet t’i nënshtrohen edhe…

Nov 20, 2020 | 7:45
SHPËRNDAJE

Nisur nga situata e rëndë e pandemisë, veçanërisht në veri të saj, shteti helen ka ashpërsuar masat duke lënë vetëm një pikë doganore në kufijtë e saj.

kapshtice-kufi

Nga mëngjesi i sotëm, shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të kalojnë vetëm nga Kakavija, pasi Kapshtica është mbyllur.

Veç tamponit negativ që udhëtarët duhet të kenë me vete, të gjithë do t’i nënshtrohen testit të shpejtë. Vetëm ata që rezultojnë negative, do të shkojnë në destinacion.

Ky vendim vjen pas zbulimit të organizatës shqiptare që falsifikonte teste covid në Shqipëri për të mundësuar kalimin në shtetin helen.

Vendimi vlen vetëm për ata që kalojnë në kufijtë tokësorë, pasi linjat ajrore me shtetin fqinj funksionojnë normalisht. Në të vetmen pikëkalimi tokësor për në Greqi, Kakavijë, mbetet në fuqi vendimi për kalimin e 750 personave në ditë.

Duhet të presim ditët në vijim për të parë nëse masat e reja shtrënguese në kufi do të sjellin radhë të gjatë, sikundër ndodhi muaj më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura