Greqia shënon 2.132 raste të reja dhe 32 viktima në 24 orët e fundit

Sep 10, 2021 | 17:20
SHPËRNDAJE

greqikoronavirusi

Në 24 orët e fundit, Greqia ka shënuar 2.132 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të infektuarve në 611.648.

Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 32 persona ku në total, pandemia ka shkaktuar 14.102 viktima.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 378. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

Ndër pacientët e intubuar, 338 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 40 janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 3,036 pacientë janë larguar nga ICU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura