Greqia sfidon FMN-në: Nuk do e paguajmë këstin e Qershorit

May 24, 2015 | 18:23
SHPËRNDAJE

Greqia nuk mundet të paguajë këstin e borxhit ndaj FMN-se për muajin Qershor, nëse nuk arrin një marrëveshje me kreditorët. Keshtu tha ministri i Brendshëm i Greqise të dielën, Nikos Voutsis në një intervistë për televizionin grek.

Lajmi i publikuar nga “Kathimerini”

“Kësti nuk do të paguhet, paratë nuk janë të disponueshme”, citohet te kete thene ai, raporton “Kathimerini.

Njoftimi i tij pason komentet e Kryeministrit Alexis Tsipras dje, i cili tha se Greqia ishte e gatshme për të pranuar një marrëveshje më optimale dhe afat-gjatë me huadhënësit, por jo me terma “poshtëruese”, siç i quajti ai.

Katër muajt e parë të partisë Syriza në pushtet janë dominuar nga negociata me kreditorët e Greqisë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura