Greqia pritet të goditet nga një ciklon Mesdhetar, ndryshimi me ciklonet oqeanike

Sep 14, 2020 | 17:44
SHPËRNDAJE

Ndryshimi i papritur i motit me fenomene të papara për Greqinë, si dallgë 12 ballë, ciklone, etj. – sjellin në plan të parë fjalë si Medicanes. “Medicane” është në thelb një stuhi tropikale, e karakterizuar nga shiu i dendur dhe erërat e forta. 

astrapi_sinnefa

Ciklonet mesdhetare, të njohura ndërkombëtarisht si Medicanes (fjalët e Mesdheut dhe uragane) është një fenomen relativisht i rrallë që ndodh një herë ose dy herë në vit. Ato kanë shumë të përbashkëta me ciklonet tropikale, pasi erërat e stuhishme vërtiten rreth një “syri”, shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm. Megjithëse fenomeni i ngjan një uragani të stilit amerikan, ai nuk mund të karakterizohet nga ky përkufizim, pasi ujërat e Mesdheut nuk lejojnë formimin e fenomeneve të tilla.

Një ciklon i tillë pritet të prekë Greqinë të enjten, sipas meteorologut Klearchos Marousakis.

Mbresëlënëse janë të dhënat e parashikimit të modeleve tona që kemi marrë pak kohë më parë, kur niveli i ulët barometrik që po vërtitet në zonën detare të Italisë së Jugut prej ditësh, tenton të marrë karakteristikat tropikale në ditët e ardhshme. Eshtë e zakonshme në një kohë të tillë që detet tona janë mjaft të ngrohta.

Niveli i ulët barometrik që ndërvepron për shumë ditë me detin për të marrë sasi të mëdha energjie dhe turbulence duke marrë formën e një cikloni, i cili për gjerësitë tona gjeografike karakterizohet si ciklon Mesdhetar për shkak të shtrirjes së kufizuar, ndryshe nga ciklonet që formohen në oqeane.

Në video mund të shikoni evolucionin e parashikuar të ciklonit Mesdhetare cila do t’i afrohet vendit tonë të enjten . Nuk ka nevojë të shqetësoheni pasi këto sisteme nuk kanë zona të mëdha në det të hapur për të ruajtur koherencën e tyre. Kështu, deri në bregun perëndimor të vendit tonë, ata mund të qëndrojnë si ciklone gjatë rrugës, por evoluojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura