Greqia nuk njeh rënie të numrit të viktimave/ Ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-19 dhe sa u testuan pozitivë në 24 orët e fundit

Dec 5, 2020 | 18:29
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1383 raste të reja dhe 98 viktima. Kështu numri i personave që u testuan pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 114 568, ndërsa ai i viktimave 2 902.

teste

Nga këta 1383 raste të reja 14 u zbuluan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

4981 (4.3%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 30207 (26.4%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

594 qytetarë grekë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 171 (28.8%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 77.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë 70 vjeç ose më të vjetër.

Fatmirësisht 641 pacientë janë shëruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura