Greqia nuk gjen qetësi, rajoni verior nën “pushtetin” e ujit! Përmbytje dhe në aeroportin e Athinës

Oct 15, 2021 | 22:39
SHPËRNDAJE

greqipermbytje

Greqia po përballet me një situatë të vështirë për shkak të përmbytjeve, kryesisht rajoni verior i saj. Selaniku po përballet me një sërë problemesh duke u nisur që nga bllokimi i rrugëve e deri tek ndërprerjet e energjisë elektrike.

permbytje-greqi (5)

Një mesazh nga Mbrojtja Civile iu dërgua, më herët, banorëve të Selanikut, Halkidiki, Lagada dhe Volvi për të shmangur udhëtimet e panevojshme.

Fatkeqësitë ndodhën në Ilia, ndërsa Evros u vu në gatishmëri. Problemet më serioze u shfaqën në Korfuz, pasi ishulli u nda në dysh.

Operacioni i shpëtimit në Styra, Evia, ishte gjithashtu dramatik, ku një zjarrfikës u lidh me një litar dhe liroi me sukses një familje prej pesë turistësh.

permbytje-greqi (4)

Situata e reshjeve të shiut do të përmirësohen gjatë ditës së nesërme ku do të ketë shi me intensitet më të ulët.

Uji ka përfshirë dhe aeroportin e Athinës por kjo nuk i ka prekur fluturimet. E rëndësishme të theksohet është se sipas regjistrimeve të rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit Kombëtar të Athinës / meteo.gr, në shumë zona të Atikës në dy ditët e fundit ranë më shumë se 170 mm shi.

permbytje-greqi (3) permbytje-greqi (2) permbytje-greqi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura