Greqia ngre 3 kampe të reja refugjatësh, afër kufirit me Shqipërinë

Mar 17, 2016 | 9:25
SHPËRNDAJE

Autoritetet greke thanë se janë duke punuar fort për të ngritur tri qendra të reja pritjeje për refugjatët në zonën e Janinës, një qytet në kufi me Shqipërinë, shkruajnë mediat.

Sipas burimeve zyrtare greke, veprimet po kryhen nga njësitë ushtarake. Ato përfshijnë ngritjen e një kampi në një ish-konvikt në fushën e Pogonit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, i cili pritet pritet të strehojë 200 refugjatë.

border-565x352

Një tjetër kamp pritet të ngrihet në zonën e Filipiadha pranë Janinës. Ky kamp pritet të ketë një kapacitet për strehimin e 700 refugjatëve.

Punimet janë gjithashtu duke u zhvilluar në aeroportin e vjetër ushtarak në Janinë për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për të mirëpritur një numër të madh refugjatësh.

Rrjeti i ujit të pijshëm është duke u ngritur së bashku me rrjetin e kanalizimit.

Disa ditë më parë, autoritetet greke zhvendosën 162 refugjatë nga porti i Pireut në një qendër refugjatësh në Konicë, një qytet rreth 60 km nga kufiri shqiptar.

Refugjatët i thanë medias lokale greke se ata janë të bindur të vazhdojnë udhëtimin e tyre në Gjermani dhe vende të tjera perëndimore.

Burimi: Balkaneu.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura