Greqia mbyll qendrat tregtare, restorantet dhe kafenetë në të gjithë vendin

Mar 13, 2020 | 18:29
SHPËRNDAJE

Autoritetet shëndetësore të Greqisë njoftuan të premten se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të diagnostikuar covid-19 u rrit në 190.

dsgdg

Pesë prej tyre të shtruar në spital janë në gjendje të rëndë, ndërsa gjithsej janë kryer 2.700 teste mjekësore deri më tani.

Ndër masat e reja të urgjencës të shpallura nga qeveria, është mbyllja e të gjitha qendrave tregtare, kafenetë, restorantet dhe baret, përveç dyqaneve që merren me shërbime.

Supermarketet, furrat e bukës, farmaci dhe institucione private shëndetësore do të qëndrojnë të hapura.

“Ne jemi duke shtrirë masat parandaluese për të shmangur një përhapje më të madhe të koronavirusit,” tha Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias.

Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, Ministria e Shëndetësisë: Gripi stinor i ka marrë jetën 90 personave

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura