Greqia i kthen Turqisë helikopterin, por jo tetë ushtarët “tradhtarë”

Jul 17, 2016 | 16:27
SHPËRNDAJE

Helikopteri me të cilin tetë mbështetës së grushtit të shtetit u larguan në drejtim të Greqisë, i është kthyer Turqisë. Helikopteri “Black Hawk” i është dorëzuar ushtrisë turke të dielën.n_101689_1

Por, ndërkohë tetë ushtarakët kanë dalë para prokurorëve në Aleksandropoli me akuzën e hyrjes ilegale në Greqi dhe për vënien në rrezik të marrëdhënies së miqësisë për dy vendet.

Avokati që përfaqëson katër prej tyre tha për televizionin grek “Sky TV”, tha se ushtarët po transportonin të plagosurit nga rrugët në Stambollit derisa policia nisi të qëllonte në drejtim të tyre.

“Ata nuk e dinin se kishte një grusht shteti dhe nuk donin të përfshiheshin”, tha avokati. Tetë ushtarët turq do të dalin para gjykatës më 18 korrik.

Tetë ushtarët kanë kërkuar azil politik në Greqi dhe pritet që kërkesa e tyre të merret në shqyrtim në bazë të të drejtave ndërkombëtare. Por, vetëm procesi gjyqësor ndaj tyre në Greqi pritet të zgjasë një vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura