Greqia i kërkon agjencive publike të dorëzojnë çdo para rezervë, për të paguar FMN-në

Apr 20, 2015 | 23:17
SHPËRNDAJE

Greqia ka urdhëruar organet e sektorit publik që të dorëzojnë çdo rezervë të të hollave kesh, për të ndihmuar qeverinë të përmbushë një pagesë për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Vendi po i mbaron e parat ëkesh dhe duhet t’i paguajë FMN-së gati 1 miliard € në muajin Maj.

Kërkesa e Cipras vjen pasi kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha se Greqia duhet të bëjë shumë më tepër në qoftë se do akses në fondet e shpëtimit.

Negociatorët janë duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje përpara një takimi të ministrave të financave të eurozonës, të premten.

Ka rritje të frikës se Greqia mund të mos plotesojë detyrimet e saj financiare për borxhet qe ka dhe të dalë nga zona euro.

Kryeministri Alexis Tsipras ka nevojë urgjente për të holla për të paguar pagat e qeverisë si edhe pagesen e borxhit të vendit.

Në mënyrë që të marrin fonde, ai ka nevojë për të arritur një marrëveshje me huadhënësit e eurozonës në Bankën Evropiane Qendrore, Bashkimit Evropian dhe FMN-në, dhe futjen e reformave ekonomike.

“Më shumë punë, shumë më shumë punë është e nevojshme tani dhe kjo është urgjente”, tha zoti Draghi në fundjavë.

“Ne të gjithë duam që Greqia të ketë sukses. Përgjigja është në duart e qeverisë greke”,- vijoi ai.

Agjencitë publike greke tashmë janë thirrur të bejnë pagesat vullnetarisht, por kjo tani duket se kjo do të bëhet detyrim.

Dekreti nga qeveria greke, i cili ende duhet të kalojë ne Parlament, thotë se “me këtë akt, qeveria shpreson të mbulojë nevojat urgjente të shtetit në shumën 3 miliardë euro për 15 ditët e ardhshme”.

Ai përfshin të gjitha organet publike dhe autoritetet lokale, por, sipas Reuters, përjashton fondet e pensioneve dhe disa firma shtetërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura