Greqia, gati vendimin për lirimin e të burgosurve, ja kush falet. Pritet të përfitojnë edhe shqiptarë

| 10:57
SHPËRNDAJE

Qeveria greke ka aprovuar një vendim për lirimin e të burgosurve që kanë më pak se 1 vit dënim të mbetur. Vendimi është ndërmarrë në kuadër të pakësimit të numrit të të burgosurve në burgjet e Greqisë.greqia

Sipas këtij vendimi thuhet se lirohen të dënuarit që janë mbi 65-vjeç dhe që kanë kryer 1/3 e dënimit. Po ashtu parashikohet lirimi i atyre që janë dënuar deri në 5 vjet për krime të rënda por që u ka mbetur edhe 1 vit për të kryer. Mes përfituesve të kësaj amnistie përfitojnë edhe shumë shqiptarë të dënuar.

Nuk përfitojnë të dënuarit për krime ndaj të miturve, përdhunimet, krimet për terrorizëm,vrasjet dhe krimet kundër shtetit. Afati i masave do të jetë 3 muaj.

Në burgjet greke janë pothuaj 12.000 të dënuar, shumica dërrmuese për krime më pak se 7 vjet.

Masat janë marre për lirimin e të paraburgosurve, akuzat ndaj të cilëve, nuk e kalojnë dënimin maksimal të 5 vjetëve. / TCH

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU