Greqia feston në Tiranë Pavarësinë nga Turqia

Mar 24, 2017 | 13:40
SHPËRNDAJE

Greqia feston 196 vjetorin e Pavaresise se saj nga Turqia. Ambasada greke ne Tirane organizoi nje pritje ne hotel Plaza ku merrnin pjese pjesetarë te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, politikane, deputetë, drejtues te institucioneve kushtetuese, të pavarura, sipërmarrës etj.

17499668_10212403056377272_178466754_o

Nderkohe ne ceremoni merrnin pjese deputetet e PS-se, Gramoz Ruçi, Arta Dade dhe Valentina Leskaj.

Nxënës të kolegjit grek ne Tiranë, Arsakio kenduan himnin shqiptar dhe atë grek.

Në fjalen e rastit ambadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani vlerësoi rendësinë e kësaj dite për historinë e Greqisë që i dha fund pushtimit disa shekullor të perandorisë osmane por dhe ndikimin qe ajo pati dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Zonja Sourani vlerësoi miqësinë mes dy popujve, shqiptar dhe grek.

Në revolucionin grek të 1821 kanë marrë pjesë edhe shumë aravanitas nder më të spikaturit mbetet Marko Bocari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura