Ish- zv.kryeministri grek: “Jemi bërë si Shqipëria pa Enverin, sepse Hoxha ishte personalitet”

Apr 23, 2015 | 9:46
SHPËRNDAJE

Ish-zëvendëskryeministri grek dhe deputeti i PASOK-ut, Theodoros Pangalos në një intervistë në stacionin “VHMA FM” ka krahasuar situatën e tanishme që po kalon Greqia me atë të Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit.

Theodoros Pangalos

“Shqipëri jemi bërë? Kam frikë se jemi bërë Shqipëria , po pa Enver Hoxhën, sepse Enver Hoxha ishte personalitet. Kam frikë se jemi bërë ‘M** Katun’, siç themi ne Arvanitasit, shprehje e cila përshkruan një situatë shumë të dëshpëruar”, tha ai, raporton ‘albanias.gr”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura