Greqia buzë greminës, Eurozona refuzon rinovimin e paketës së ndihmave financiare

Jun 27, 2015 | 18:14
SHPËRNDAJE

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë refuzuar kërkesën e Greqisë për të marrë një tjetër paketë ndihmash financiare pas 30 qershorit.

Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem

Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem tha se negociatat për një tjetër paketë ndihmash për Greqinë po ecnin mbarë që nga e premtja, mirëpo me referendumin që shpalli qeveria greke negociatat ndërpritet.

“Duke shpallur referendum për masat shtrënguese thyen automatikisht edhe procesin”, tha ai. Greqia duhet t’i paguajë FMN-së 1.6 miliardë euro deri ditën e martë. E mbetur pa fonde, Greqia rrezikon që ta lërë euron, duke e çuar ekonominë e saj drejt kolapsit të sigurt, mendojnë ekspertët. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura