Greqia, 71 të infektuar në 12 orë. Ja si është shpërndarë virusi nëpër rajone

Mar 23, 2020 | 19:10
SHPËRNDAJE

Autoritetet shëndetësore greke thonë se rastet e koronavirusit janë rritur me 71 gjatë natës duke e çuar totalin në 695.

coronavirus-test-thumb-large--2-thumb-large--2-thumb-large

Prej tyre, 114 janë shtruar në spital dhe 35 në kujdes intensiv. Të hënën, ditën e parë të një bllokimi në mbarë vendin, Organizata Kombëtare Helenike e Shëndetit Publik njoftoi se rastet e koronavirusit ishin konfirmuar në 28 rajone të vendit.

Ndërsa shumica dërrmuese janë në Athinë, 16 janë regjistruar edhe në Selanik, kryeqytetin verior, dhe 43 në rajonin e Ileia, në Peloponezin perëndimor.

Nuk ka pasur raste në Cikladë, të cilat përfshijnë disa nga ishujt më të njohur të vendit, ose në Chios ose Samos, ishujt e Egjeut lindor në vijën e parë të krizës së refugjatëve. Greqia ka regjistruar deri më tani 17 viktima, dy prej të cilave gjatë 24 orëve të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura