Greqi/ Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, plagoset i riu shqiptar. Çfarë thotë policia

Sep 23, 2020 | 8:56
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçar shqiptar u plagos në orët e para të mëngjesit të sotëm nga të shtënat me armë në Kallithea.

policia grekeSipas policisë, pak pas orës 01:00, një person i panjohur qëlloi të riun emigrant ndërsa ishte në Kalithea në kryqëzimin e rrugëve Malachias dhe Metamorfoseos.

I plagosuri shqiptar u transportua me ambulancë në një spital, ku po trajtohet jashtë rrezikut, ndërsa policia po heton incidentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura