Greqi, shënohet viktima e parë nga tërmeti i fortë që goditi vendin të enjten

Mar 7, 2021 | 11:16
SHPËRNDAJE

Në Greqi është regjistruar viktima e parë nga tërmeti i ditëve të fundit.

seismos-elassona-zimies-larisa-07-03-2021

Një 83-vjeçar i quajtur Christos Geka, humbi jetën ndërsa ishte me gruan e tij shtëpinë e tyre në Mesochori, kur tërmeti goditi fshatin malor të Elassona dhe shkatërroi shtëpinë e tyre.

I moshuari u shpëtua nga ekipet e shpëtimit në zonë dhe më pas u transportua me ambulancë në një qendër private rehabilitimi. Dje, 83-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku ndërroi jetë pak më vonë.

Drejtori i ICU të GNL, Apostolos Komnos tha se i moshuari nuk pësoi asnjë dëmtim nga tërmeti, ndërsa ai kishte probleme kronike shëndetësore.

Në total, 898 shtëpi janë konsideruar të pabanueshme nga 1,609 të dëmtuara në zonat e goditura nga tërmeti në Larisa, Elassona, Tyrnavos dhe Farkadona.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura