Greqi, sekuestrohet anija me armë të destinuara për ISIS-in

Sep 2, 2015 | 16:38
SHPËRNDAJE

Autoritetet greke kanë ndaluar një anije mallrash, në të cilën ndodhej një ngarkesë e madhe me armë, të cilat thuhet se ishin të destinuara për xhihadistët, në Siri dhe në Irak.

isis1

Anija në të cilën fshiheshin armët, municionet dhe pajisjet e tjera ushtarake është ankoruar në portin e Iraklios dhe ruhet nga forca të shumta policie.

Në letrat zyrtare të portit, anija kishte deklaruar se kishte kontenierë me mallra plastike.

Por pas hetimeve të policisë me mjete të specializuara, sipas mediave greke, në bord ndodheshin shtetas nga Siria, Egjipti dhe India.

Anija me pajisjet luftarake u kap dje dhe kishte si destinacion Libinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura