Greqi-Rusi, marrëveshje për gazin që do i sigurojë grekëve 5 miliard Euro

Apr 18, 2015 | 18:10
SHPËRNDAJE

Greqia është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje për gaz me Rusinë, më parë se e marta, e cila mund t’i sigurojë vendit 3-5 miliard Euro në arkën e varfëruar të qeverisë, raporton revista e e përjavshme gjermane “Der Spiegel”.

Sipas marrëveshjes së propozuar, Greqia do të marrë fonde paradhënie nga Rusia në bazë të fitimeve të pritshme në të ardhmen të lidhura me tubacionin e gazit. Ministri i energjisë grek tha javën e kaluar se Athina do të paguaj Moskën pas vitit 2019, kur tubacioni pritet të fillojë të veprojë. Zyrtarët e qeverisë greke nuk ishin të gatshëm menjëherë për të komentuar mbi raportin e “Der Spiegel”.

Gjatë një vizite në Moskë më parë këtë muaj, Kryeministri grek Alexis Tsipras ka shprehur interesim për pjesëmarrje në një tubacion që do të sjellë gazin rus në Evropë nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë.

Qeveria e re në Greqi ka qenë duke folur me partnerët e saj të eurozonës për muaj të tërë në përpjekje për të siguruar ndihmë.

Por përparimi ka qenë i ngadalshëm dhe Athina ka qenë duke eksploruar burime tjera të financimit.

Spiegel, duke cituar zyrtarin e SYRIZA, raportoi se marrëveshja ruse mund të nënshkruhet të martën dhe të sigurojë një paradhënie mes 3 dhe 5 miliardë euro. Zyrtari citohet të ketë thënë se marrëveshja do të mund «të kthejë faqen» për Greqinë. [Reuters]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura