Greqi, mbyllja e ERT-së nxit zgjedhjet e parakohshme

Jun 13, 2013 | 14:30
SHPËRNDAJE

Greqia rrezikon zgjedhje të parakohshme në rast se nuk miratohet mbyllja e Televizionit Publik, ERT. Projektligji i ri për riorganizimin e Televizionit Publik grek, i cili nuk do të mbështetet nga aleatët e Samarasit në qeveri, PASOK dhe DIMAR, kërkon mbylljen e televizionit që ka poste të fryra tri herë më shumë nga stafi i nevojshëm. Kryeministri Antonis Samaras është i vendosur t’i shkojë deri në fund vendimit që ka marrë. Sipas tij: “Nëse PASOK e DIMAR duan të rrëzojnë qeverinë, atëherë le ta bëjnë”. Vendimi për mbylljen e ERT u kritikua edhe nga kryepeshkopi i Athinës. Ai e cilësoi të papërfytyrueshme mbylljen e ERT. Punonjësit e ERT, të mbetur pa punë, rreth 2656 veta, vazhdojnë protestën, të mbështetur nga SYRIZA, sindikata komuniste PAME dhe lëvizje të tjera. Sipas projektligjit të qeverisë, kur të rihapet, televizioni do të funksionojë me një staf prej rreth 1000 personash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura