Greqi/ Arrestohet shqiptari, anëtar i një organizate të trafikut të drogës. Si i bëri “pritë” policia në hyrje të shtëpisë

Sep 20, 2020 | 21:16
SHPËRNDAJE

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili është  dënuar me 12 vite burg si anëtar i një organizate të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike në Greqi.

arrestimSipas mediave greke, shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur iu bë pritë poshtë shtëpisë së tij në Nea Smyrni në Athinë.

Policia e Nea Smyrni morën informacione në lidhje me shtëpinë ku fshihej 36-vjeçari shqiptar dhe menjëherë sapo ai doli, ai u arrestua.

I riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura