Greqi, arratiset i burgosuri shqiptar

Aug 20, 2012 | 14:27
SHPËRNDAJE
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një arratisje që të kujton filmat aksion. Kështu e kanë quajtur mediat greke, arratisjen e një shqiptari, ndërsa po transportohej për në spital nga burgu i Nafplion.

Gjatë transferimit të tij në spital, për mjekimin e një plage, shqiptari ka mundur të ikë, i ndihmuar nga dy persona me armë të rënda, të cilët kanë sulmuar katër rojet duke qëlluar në ajër. Ai u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë, i ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tij.

I burgosuri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte i dënuar me 20 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat për krim të organizuar dhe grabitje me armë.

Policia ndërkaq ka nisur një aksion në përpjekje për të rënë në gjurmët e shqiptarit dhe të bashkëpunëtorëve të tij,.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura