Greqi/ 916 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, humbin jetën 96 pacientë

Dec 18, 2020 | 18:14
SHPËRNDAJE

Numri i rasteve ditore me COVID-19, në Greqi mbetet në nivele alarmante. Po ashtu mediat greke raportojnë se ka ende një rritje të madhe të numrit të vdekjeve për shkak të virusit, por edhe të pacientëve që intubohen në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

koronavirus

Sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 916 raste të reja të Covid-19, një numër më i ulët se 1,155 i regjistruar një ditë më parë, nga të cilat 8 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 129 584. Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 527 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërsa 797 pacientë janë liruar nga ICU.

Ndërsa janë regjistruar edhe 96 vdekje të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 4044.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura