Greqi/ 230 raste të reja me koronavirus, tre pacientë humbin jetën në 24 orë

Aug 15, 2020 | 18:25
SHPËRNDAJE

Edhe Greqia fqinje, me të cilën Shqipëria po has një situatë të jashtëzakonshme prej disa ditësh në Kakavijë, po shënon një rritje të numrit të infektimeve.

koronavirus 1

Kështu në 24 orë janë testuar pozitivë 230 persona, nga të cilat 27 janë konstatuar në pikat hyrëse të Greqisë.

Ndërkohë 23 pacientë po trajtohen të intubuar, ndërsa 136 pacientë janë larguar nga kujdesi intensiv.

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID-19 tre pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 226.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura