Greqi, 22 vjeçarja greke qëllon disa herë me thikë të riun shqiptar. Dyshimet paraprake të policisë

Dec 4, 2019 | 20:52
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Heraklion të Greqisë, menjëherë pas orës 15:00.

astynomia-3-702x405

Një grua 22 vjeçare greke ka goditur me thikë disa herë një burrë 26 vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime edhe shqiptari është konsumator.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22 vjeçarja u arrestua nga policia.

Policia është gjithashtu në zonë për të përcaktuar kushtet e sakta që çuan në plagosjen e të riut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura