Grenell shpërndan video duke ngrënë e kënduar me serbët: Natë e mahnitshme në Beograd

Sep 23, 2020 | 10:12
SHPËRNDAJE

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.

gg-1-600x360

Në një video që ka shpërndarë Grenell në Twitter shihet një atmosferë e ngrohtë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, Grenell së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura