Greku ndërhyn për të shuar sherrin mes dy shqiptarëve, ata e vrasin

Jul 26, 2016 | 11:30
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku një shqiptar ka goditur për vdekje pronarin e një lokali grek.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kleitoria, ku 38-vjeçari shqiptar ka filluar të zihet me një shqiptar tjetër në ambientet e jashtme të një lokali. Pronari i lokalit, 54 vjeç, ka ndërhyrë për t’i ndarë por shqiptari e ka goditur atë me grusht në gjoks duke e lënduar rëndë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

54-vjeçari është transportuar menjëherë në spital por nuk u ka rezistuar plagëve të marrë dhe ka humbur jetën, ndërkohë që shqiptari është arrestuar nga Policia. Sipas informavcioneve të Policisë, thuhet se shqiptari banonte në mënyrë të paligjshme në shtetin grek. /Zoungla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura