“Gratë vonohen shumë për të bërë pazar”- Kryebashkiaku bën propozimin e çuditshëm për parandaluar përhapjen e koronavirusit: T’i blejnë meshkujt ushqimet

Apr 24, 2020 | 14:14
SHPËRNDAJE

Kryetari i bashkisë së qytetit të tretë më të madh të Japonisë është shpehur se burrat janë më të përshtatshëm për të bërë gjatë pandemisë së koronavirusit pasi gratë vonohen shumë duke blerë dhe kontribuojnë në mbipopullimin e supermarketeve.

Kryebashkiaku i Osaka, Ichiro Matsui nënkuptoi se nëse dalin meshkujt për të blerë ushqime do zvogëlohet përhapja e koronavirusit pasi do kalonin më pak kohë në dyqane.

“Gratë marrin një kohë më të gjatë për të blerë ushqime sepse shikojnë produkte të ndryshme dhe vlerësojnë se cili opsion është më i miri,”- u tha Matsui gazetarëve në një konferencë shtypi në Osaka të enjten.

“Burrat i marrin shpejt ushqimet që iu janë kërkuar të blejnë që të mos qëndrojnë në supermarket, kjo shmang kontaktin e afërt me të tjerët,”- shtoi ai.

Gratë përbëjnë 51% të popullsisë japoneze, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Numri i rasteve të konfirmuara të virusit në Japoni është rritur në javët e fundit.

Japonia vlerësohet se ka 11.950 raste të konfirmuara, përfshirë 299 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ndërsa më 1 mars kishte vetëm 243 raste.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura