Gratë në Kosovë duan 50% të pushtetit

Oct 4, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE

Një kryetare shteti, një kryetare komune, 38 deputete, 2 ministre, 5 zëvendësministre, 3 shefe të grupeve parlamentare dhe 2 nënkryetare të Kuvendit janë disa nga postet më të rëndësishme të cilat i mbajnë gratë në Kosovë.

grate kosovare
Megjithatë, deputetet e Kuvendit të Kosovës vlerësojnë se përfshirja e gruas në politikë dhe në pozita vendimmarrëse nuk është e kënaqshme.

Sipas tyre, duhet të fuqizohet edhe më shumë roli i gruas në shoqërinë kosovare dhe kjo, sipas tyre, duhet të fillojë qysh me shkollimin më të madh të femrave.

Deputetet gjithashtu kërkojnë që kuota gjinore e përfshirjes së grave në institucionet nga 30 për qind të ngrihet në 50 për qind dhe që kjo të vlejë edhe për postet në Qeveri. /Zëri/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura