Gratë në formë të mirë fizike, më pak risk për alzheimer

Mar 26, 2018 | 13:41
SHPËRNDAJE

Një formë e mirë fizike, veçanërisht në vitet e moshës së mesme për gratë lidhet me një ulje të ndjeshme nga 25-90% të riskut për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. Kështu pohon studimi i ri suedez pas monitorimit të shëndetit mendor të 191 grave përgjatë gjithë jetës së tyre.1-464-780x439

Femrat e moshës mbi 50-vjeçare iu nënshtruan testeve të rezistencës apo stërvitjes. Ato që në moshën 50 vjeç mezi arritën të përfundonin testin, demonstruan një rrezik për t’u prekur nga sëmundja. Ndërsa për ato që i shkuan deri në fund, duke arritur dhe një formë të mirë fizike, risku për t’u prekur ishte 25%.

Për zonjat më në formë, rreziqet për Alzheimer rezultuan të jenë vetëm 5%. Studiuesit thonë se provimi i lidhjes shkak-pasojë midis formës fizike dhe demencës është shumë e vështirë, por një gjë është e sigurt: stërvitja ruan shëndetin e qelizave të trurit.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura