Granit Xhaka flet pas duelit me vëllain: Ja si kualifikohet Shqipëria

Jun 11, 2016 | 17:44
SHPËRNDAJE

Debutimi i Shqipërisë në Europian me Zvicrën soli edhe përballjen e dy vëllezërve Xhaka. Taulant dhe Granit Xhaka luajtën si kundërshtarë për 61 minuta në fushë, pasi trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit e zëvendësi mesfushon duke futur në vend të tij Ergys Kaçen.

13407649_1194638330555498_1725518692_nNë një intervistë për mediat pas ndeshjes, Granit Xhaka tha përballja me vëllain e tij ishte e vështirë. “Shumë e vështirë të luash ndaj vëllait. Si taulanti dhe unë dhamë maksimumin”,-tha Xhaka.

I pyetur se a ka shanse Shqipëria të kualifikohet pas humbjes me Zvicrën, Granit Xhaka u përgjigj: Po, nëse luajnë ashtu si sot në pjesën e dytë, kanë mundësi. Kanë zhvilluar një lojë të mirë.

Pas humbjes me Zvicrën me rezultatin 0-1, Shqipëria do të luanë me Francën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura