Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë!

Jan 16, 2021 | 15:24
SHPËRNDAJE

Granit Xhaka dhe partnerja e tij u bënë prindër dy vite më parë, teksa mirëpritën në jetë një vajzë.

granit xhaka (7)

Ata vendosën që vogëlushen ta pagëzonin me emrin Ayana dhe lajmin e bukur e ndau me të gjithë në rrjete sociale vetë futbollisti.

granit xhaka (5)

Tani familja Xhaka do të zgjerohet, pasi asaj do t’i shtohet edhe një anëtar i ri.

granit xhaka (10)

Ditën e djeshme, futbollisti zbuloi se bashkëshortja e tij është sërish në pritje të ëmbël.

granit xhaka (2)

Graniti publikoi në Instagram një foto familjare, ku vihej re edhe barku i rrumbullakosur i Leonitës.

granit xhaka (9)

Familja jonë e vogël po rritet… Mezi po presim të të njohim”, shkroi Xhaka krahas fotos.

granit xhaka (6)

Dyshja nuk e ka zbuluar ende gjininë apo emrin e vogëlushit që pritet të vijë në jetë.

granit xhaka (1)

Graniti dhe Leonita u fejuan në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

granit xhaka (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura