Grand Prix/ Distria Krasniqi kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten spanjolle

Jan 28, 2022 | 13:52
SHPËRNDAJE

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të kualifikohet në në çerekfinalen e Grand Prix që po mbahet në Portugali. Krasniqi mposhti në raundin e dytë xhudisten franceze Leonie Gonzalez.

distria krasniqi2

Kampionia Olimpike kosovare e nisi mbarë duelin duke fituar një Ëaza-ari, ndërkohë francezja mori tri penalizime, duke i sjellë në këtë mënyrë dhe humbjen e duelit.

Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të përballet me spanjollen Ariane Toro Soler.

Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura