Quajti Ramën ‘kriminel, Ruçi kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

May 26, 2016 | 14:42
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka kërkuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat pleanre të deputetit Sali Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend për kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka quajtur “kriminel”.

rama-berisha-ruci

“Kërkoj mbledhje urgjente të byrosë së kuvendit për të marrë masat përkatëse ndaj atij që lancoi të gjitha këtko në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit që se ka për herë të parë po kështu s’mund të vazhojë gjatë, kërkoj të thërrisni…sipas nenit 65 për ta përjashtaur deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit”.

Deklarata e Berishës në Kuvend: Rama me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetar nga rrethet e Veriut e Verilindjes se ky është koncepti i tij antishqiptar për ju.

Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë…i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…


Ruçi kërkon që Byroja të përjashtojë nga… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura