“Gramoz Ruçi ishte si noteri mes Partisë Punës dhe PS-së”- Artur Zheji zbulon prapaskenat e dorëheqjes së kreut të Kuvendit: Rama e shet si ‘vetëpastrim’, por…

Jun 16, 2021 | 15:05
SHPËRNDAJE

Artur Zheji largimi i RucitDorëheqja e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi nga posti i tij dhe nga mandati i deputetit gjatë Kongresit të PS-së, për analistin Artur Zheji shërbeu si një alibi e kryeministrit Rama. Në një intervistë për News24,  Zheji tha se dorëheqja e Ruçit është një dëshirë e kryeministrit për t’i treguar opinionit ndërkombëtar se brenda Partisë Socialiste bëhet vetëpastrim i figurave politike, pasi kanë përmbushur misionin e tyre.

“Ndoshta ka qenë një dëshirë e kryetarit të PS-së për t’i thënë opinionit ndërkombëtar që dhe ne vetëpastrohemi. Çfarë ka strukturë kërcunj të vjetër, i çojmë në pension.

Pavarësisht se çfarë është thënë, Ruçi ka qenë më modern se shumë të rinjsh që kanë ardhur nga hiçi dhe janë bërë më të mirë. Janë një shtresë politikanësh që në fillim kanë besuar në një idealizëm, se po punojnë për të mirën e Shqipërisë. Në këtë pjesë nuk mund t’ja krasis. Për ata të rinj që janë future brenda partisë për të fituar lekë për t’u bërë pjesë e makinerisë që prodhon lekë, kapin disa poste bëhet karrierë, më modern mbetet Ruçi i vjetër se sac a të rinj që kanë ardhur me thikë në gojë si ata piratët që të vjedhin pasuri” – tha Zheji.

Artur Zheji thotë se Gramoz Ruçi është “noteri” mes Partisë së Punës dhe Partisë Socialiste dhe se ka krijuar iluzionin sikur Rama e ka vulën për të vendosur.

“Ramës i ikën një aleat nga PS. Ruçi ka krijuar autenticitetin ose iluzionin që Rama e ka vulën e thatë. Është Ruçi noteri mes Partisë së Punës dhe asaj socialiste. Thashethemet thonë që nuk është në listën e të dëshiruarve nga amerikanët.

Ndoshta janë gjëra që do dalin më vonë. Rama kishte një nevojë për atë pasi krijonte hallkën lidhëse mes pjesës më të vjetër të elektoratit shqiptar. Votuesit e vjetër shohin tek Ruçi, Partinë e Punës së vjetër” – tha Ruçi.

MOTIVET E DORËHEQJES SË GRAMOZ RUÇIT

Përsa i përket motiveve që çuan në dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika, Zheji tha se nuk janë të qarta. Sipas tij, Ruçi nuk lidhet me moshën, shëndetin apo gabimet e tij politike, ndaj mbetet e pakuptueshme. Ai shton më tej se do jetë koha që do të tregojë për arsyet e vërteta.

“Përtej mallëngjimit, u fol për një familje politike. Një bie dhe një zëvendëson, një ikën dhe njëri vjen. Është kaq familje, sa që fjala politike mund të bie dhe ngel vetëm Familja Socialiste. Largimi i Gramoz Ruçit është i pakuptueshëm, nuk lidhet me moshën, me shëndetin pasi është i shëndetshëm, nuk lidhet me gabimet politike pasi nuk ka bërë gabime të dukshme, nuk lidhet me arsye familjare. Mund të largohesh nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Jo vetëm që ikën dhe nuk kërkon rimandatimin e tij në krye të Kuvendit, jep dorëheqjen dhe si deputet. Do të thotë se arsyet që e çojnë Ruçin në dorëheqje nuk janë ato që mendon populli shqiptar, mosha, mbyllja e ciklit, nënkutpohet diçka e panjohur, koha do e tregojë” – tha Ruçi.

EFEKTI NANO DHE RUÇI NË KONGRESIN E PS-së

Kongresi i Partisë Socialiste, i zhvilluar katër ditë më parë (12 qershor) në stadiumin “Air Albania”, për gazetarin Artur Zheji, shërbeu për zgjatjen e mandatit të kryetarit Edi Rama deri në vitin 2030 në krye të kësaj force politike. Në një intervistë në Neës24, Zheji tha se prania e Nanos dhe deklaratat e tij, shërbejnë për konfirmimin e Ramës në krye të PS-së. Sipas analistit, kryeministrit i pëlqen që ta ekspozojë fitoren e tij me sa më shumë ngjyra, ndaj duhej dhe prania e ish-kryetarit Fatos Nano për t’i bërë qokën kryetarit të ri duke i lënë stafetën.

“Vjen një moment që ai mund të kërkojë në një asamble që të zgjidhet përjetësisht kryetar i PS-së dhe ata ta pranojnë. U kuptua që ata i dhanë mandatin deri në vitin 2030. Pranuan që kjo maxhorancë të udhëheqë deri në 2030 dhe Rama të jetë çobani ynë. Nano ishte akoma i vrarë. Ai është një politikan i cili duhet të bëjë një hap pas. Duhet për konfirmizmin e partisë. Vetë Nano përgënjeshtron vetëveten duke i dhënë mantelin viktorian Ramës. Është mungesë fuqie. Rama do ta ekspozojë fitoren e tij me sa më shumë ngjyrime. Duhet që ish-kryetari i PS-së të bëjë qokën kryetarit të ri. Ai ndërton një dramaturgji që i pëlqen atij.

Ky kongres nuk kishte në qendër nanon por Gramoz Ruçin. Duket sikur po spostojmë aksin nga kush e bëri kongresin tek një tjetër. Ai ishte një faktor periferik në parti. Ky është një kongres kurorizues. Rama ka nevojë për tu kurorizuar. Është një njeri që gjithë jetës që ka pasur nevojë për afeksion shtesë që politika ja jep me shumicë. Ai do adhurimin e të tjerëve. Ata që janë aty duken pa personalitet për mbështetjen e Ramës. Rama ishte i kënaqur.

Këtu qëndron inteligjenca e Ramës. Nuk kishte asnjë lloj vështrimi rebel, me personalitet alternative, ishin të gjithë të plazmuar dhe të konformuar. Për të dhënë konformizmin, elokuencën më maksimale duheshin dy figura qëndrore që ishin dy figura që vinin nga Partia e Punës. I pari ishte Gramoz Ruçi dhe i dyti ishte Fatos Nano. Nano është parë si reformatori Partisë së Punës në Partinë Socialiste kurse Gramoz Ruçi si konservatori i vlerave të Partisë së Punës brenda PS-së. Shpeshherë thuhej që vulën e thatë të certifikimit e ka Gramoz Ruçin” – tha Zheji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura