Graciano: Puthja me Rovena Stefën pas shumë provash, në jetë jam në një marrëdhënie të komplikuar

Nov 17, 2017 | 14:03
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA

Një numër kërcimi i realizuar në shtrat si “50 hijet e Rovena Stefës” arriti kulmin me një puthje pasionante në buzë që shkëmbeu Graciano Tagani me këngëtaren e njohur në “Dance with me”.

Balerini kryesor i trupës së këtij spektakli tregon paskuintat e një momenti të tillë që nuk ndodh shpesh në ekran, afrimitetin me artisten jashtë skenës, mikeshat VIP që zbarkuan në festën e tij të ditëlindjes, dhe ç’po ndodh me jetën sentimentale Graciano i zbulon për gazetën “Panorama”.

Puthja që shkëmbeve me këngëtaren Rovena Stefa në shtratin e improvizuar në skenën e “Dance with me” bëri shumë bujë. Si e përjetove atë moment intim në ekran?

Ishte shumë e ngrohtë si puthje, u kënaqëm dhe e shijova shumë.

Ishte puthje spontane, apo kishit bërë prova për të realizuar të duhurën?

Në fakt bëra shumë prova me qejf, dhe besoj u pa që kishim punuar.

Rovena ishte një mikeshë e jotja para spektaklit, apo jeni njohur këto kohë?

Jo, nuk e njihja më parë Rovenën. Tani jemi miqë- suar në “Dance with me”. Realisht është një person shumë pozitiv dhe e kam shumë xhan.

Je balerini kryesor i “Dance with me”, cilat kërcimtare VIP të kanë bërë për vete në këto katër edicione?

“Dance with me” për mua është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Në katër vitet e këtij spektakli kam pasur mundësinë të kërcej me disa nga emrat më të njohur në Shqipëri, por mbi të gjitha kam krijuar miqësi shumë të mira. Jam kënaqur me të gjitha, kështu që nuk veçoj dot asnjë.

Për ty si profesionist të jep më shumë kënaqësi kërcimi në skenë me një VIP amator, apo me një balerinë të vërtetë?

Kërcimi me një balerinë profesioniste na bën që të nxjerrim në pah më të mirën tonë, një numër të vërtetë baleti. Dhe sigurisht të tregojmë aftësitë tona si profesionistë. Ndërsa kënaqësia me VIP-at është tjetër. Me ata e fillojmë nga zero kërcimin, ne u mësojmë atyre çdo hap, edhe kur ata dalin mirë. Dhe në skenë kënaqë-sia është vërtet e madhe.

Para pak javësh festove ditëlindjen. Mund të na përmendësh emrat e mikeshave VIP, të cilat nuk munguan as në këtë festë ditëlindjeje që ti organizon?

Po, ka qenë një nga ditëlindjet më të bukura që kam festuar. Shumica e të ftuarve ishin vërtet miqtë e mi, por sigurisht kishte edhe bashkëpunëtorë të momentit. Të gjitha mikeshat e mia tashmë janë VIP-esha, dhe i falënderoj shumë se, pavarësisht angazhimeve të tyre, e gjetën mundësinë dhe kohën të vinin në ditëlindjen time. Në të tilla raste ua shpërblefsha!

Fotoja jote gjatë festës me një nga balerinat e trupës së “Tv Klan” la vend për keqkuptime, duke qenë se dukeshit shumë pranë njëri-tjetrit. Fshihet diçka pas asaj poze, çfarë përgjigjeje mund të japësh?

(Qesh) Fotoja me Albanën? Të gjithë ata që më njohin e dinë marrëdhënien shumë të afërt që kam me të. Albana është si një motër për mua, kështu që më duket e çuditshme të jap dhe një përgjigje në lidhje me të.

Cili është statusi yt i momentit, je i dashuruar dhe ç’mund të tregosh më shumë për jetën tënde private?

Vetëm në fundjavë jam i dashuruar, ditët e tjera s’kam kohë për dashuriçka. Kështu që mund të them se jam në një “complicated relationship”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura