Grabitje në mes të ditës në Tiranë, qytetarja denoncon në polici

Sep 18, 2015 | 16:38
SHPËRNDAJE

Një grabitje në mes të Tiranës është denoncuar në polici nga një qytetare që i kanë rrëmbyet telefonin. Ngjarja ka ndodhur të dielën, 13 Shtator, rreth orës 1:00 të drekës ku një i ri ka vjedhur me forcë një celular.

Autori i vjedhjes
Autori i vjedhjes

Sipas “BalkanWeb”, vjedhja është regjistruar pranë shkollës ‘Konferenca e Pezës” kurse skena është fotografuar dhe filmuar nga qytetarja B.K që na vuri në dispozicion këto foto. Ajo shprehet se në smartphone ka informacione të rëndësishme. Sipas saj, djali në foto i ka rrëmbyer celularin nga dora dhe me shpejtësi ka vrapuar në rrugica të lagjes.

Qytetarja shprehet se ka mundur të sigurojë fotot dhe videon e grabitësit dhe se këto materiale i ka dërguar në polici. Sipas saj, policia është njoftuar për rastin dhe po ndjek ngjarjen, ndërsa ngjarja është regjistruar si çështje hetimi dhe në prokurori.

Untitled-7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura