Grabitje në Fushë Prezë, maskat i vjedhin 100 mijë Euro kambistit

Jul 27, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një makinë “BMW” mesditën e së hënës në Fushë Prezë dhe 100 mijë Euro që gjendeshin në të. Mjeti tip “BMW” e bardhë, me tragra  TR7755M, u ndalua nga dy personat e maskuar dhe me kallashnikov, të cilët në këtë vend, kanë lënë automjetin e tyre. Makina Benz me targa AA 621 ES, te cilën e përdorën autorët, rezulton e grabitur dhe me targa të ndryshuara.

Makina e grabitesve
Makina e grabitesve
Pasi kanë bërë disa kilometra rrugë, ata më pas kanë braktisur edhe automjetin e grabitur “BMW”.

Ende nuk dihet cilët janë autorët e kësaj ngjarje teksa automjeti tha Policia është i regjistruar në pronësinë e një femre. Por ai që kishte mjetin duke e drejtuar ishte mashkull dhe punonte si kambist, i cili eshte identifikuar shtetasi me inicialet C.H 61-vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur pranë Rinasit. Policia po heton më tej lidhur me ngjarjen. 

E.D

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura