Grabitje në Durrës, një person me thikë tenton të vjedhë argjendarinë

Jan 25, 2022 | 15:20
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi tentoi të grabiste një argjendari në lagjen “Dyrrah” të qytetit. 35-vjeçari me inicialet L.B., tentoi të vidhte argjendarinë duke kërcënuar me thikë punënjësit, por pa mundur ta përmbyllë planin e tij.

Policia-ne-Durres

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë morën  informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura