Grabitje me armë pranë stadiumit, kambistit i marrin 180 mijë $

Apr 26, 2016 | 16:28
SHPËRNDAJE

Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur ditën e sotme pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë. Mësohet se një kambist ka rënë pre e grabitjes nga një person i armatosur dhe me maskë.

kambisti
Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas burimeve, kambisti kishte porositur punonjësin e vet t’i merrte paratë dhe ai sapo kishte tërhequr një shumë prej 180 mijë dollarë nga një bankë dhe u nis te pika e këmbimit valutor.

Mirëpo, ai është ndeshur me grabitësin, i cili nën kërcënimin e armës i ka marrë paratë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merr në pyetje kambistin, i cili ishte i shoqëruar me një person tjetër, ndërsa ka shpallur në kërkim grabitësin.

Sipas burimeve, dyshohet se ai, pasi i ka marrë çantën punonjësit të kambistit është larguar me një motor nga vendngjarja.


Zona ku u grabit kambisti by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura