Grabitja te ‘Sheratoni’, nën hetim dy punonjësit e sigurisë

Apr 28, 2016 | 16:36
SHPËRNDAJE

Hetim edhe për dy punonjësit e agjencisë së këmbimit valutor, së cilës iu vodhën dy ditë më parë 180 mijë dollarë në dalje të “Hotel Sheraton” nga dy persona, që më pas u larguan me motor.

Burimet pranë grupit hetimor kanë konfirmuar për “Panorama.al” se po hetohen të gjitha lëvizjet e dy punonjësve të sigurisë së cilëve iu morën lekët.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjithashtu po kontrollohen edhe telefonatat dhe mesazhet që kanë kryer ata.

Sipas policisë, grabitësit kanë qenë të paarmatosur dhe të pamaskuar kur kanë grabitur shumën e parave.

Teksa ata i kanë zënë pritë punonjësve të sigurisë së këmbimit valutor, policia thotë se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, duket se ata nuk kanë hasur në rezistencën e punonjësve.

Këto fakte, sipas policisë, bëjnë të dyshimtë rolin e punonjësve të agjencisë dhe ata janë të dyshuar për lidhje me ngjarjen dhe autorët.

Zyrtarisht policia nuk ka nisur procedim për ta. Sot i eshte marre kallezim administratorit te agjencise, Roland Manushit si dhe jane pyetur si deklarues dy punonjesit qe u grabiten.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura