Grabitja spektakolare në Rinas, Llalla merr nën hetim krerët e Policisë

Jul 1, 2016 | 11:40
SHPËRNDAJE

Pas grabitjes spektakolare në Rinas ku u vodhën të paktën 10 milion euro, reagon edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

llalla cako
Adriatik Llalla dhe Haki Cako

Burime nga ky institucion bëjnë të ditur për panorama.al se kreu i akuzës ka nisur një hetim të hollësishëm për krerët e policisë, të cilët janë përgjegjës për vjedhjen e djeshme.

“Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, ka urdheruar nisjen e hetimeve per drejtues dhe zyrtare te Policise, te cilat jane pergjegjes per zbatimin e masave te shtuara te sigurise ne aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste ne Stamboll. Masat e sigurise ne Rinas rezultuan joefikase dhe kjo u deshmua gjate grabitjes se nje sasie te konsiderueshme parash ne pisten e fluturimeve. Prokurori i Pergjithshem ka angazhuar drejtues te Prokurorise se Pergjithshme per kryerjen e veprimeve te nevojshme hetimore ne kete drejtim”, bënë të ditur burimet në Prokurori

Të pyetur nëse ka emra konkretë që po hetohen nga krerët e policisë, burimet në prokurori thanë se hetimi do të nxjerrë të gjithë drejtuesit që kanë përgjegjësi për vjedhjen dhe në një moment të dytë do të flitet për emra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura