Grabitja/ “S’mund të ndodhte pa bashkëpunimin e Policisë”

Jun 30, 2016 | 16:56
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke komentuar mbi grabitjen e paprecedentë të ndodhur në aeroportin e Rinasit, akuzon se Policia është bashkëpunëtore.13501890_616426315184946_2629998808254563625_n

Sipas Berishës, “kjo vjedhje nuk mund të ndodhte kurrë pa një bashkëpunim të ngushtë”, me Policinë e Shtetit, dhe shton se grabitja ka ndodhur një ditë pas shtimit të sigurisë.

Statusi i Sali Berishës:

Siguria ne duart e maskave!!

Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne terminalin e aeroportit te Rinasit.

Te dashur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembult me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur, në terminalin e jashtëm të aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me karmonedha euro me vlere qe arrine ne shume miliona.

Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes.

Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkpunim te ngusht me çunat e krimit. Vjen nje ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll.

Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura