Grabitja në Rinas/ Sekuestrohet një furgon i bardhë, dyshohet se u përdor nga autorët

Jul 22, 2016 | 14:34
SHPËRNDAJE

Policia ka gjetur dhe sekuestruar një automjet tip furgon, të braktisur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e grabitjes në Rinas, ku persona ende të paidentifkuar arritën në mënyrë spektakolare të vidhnin 1 milion euro në pistën e avionëve në Rinas.

Furgoni i sekuestruar
Furgoni i sekuestruar

Sipas të dhënave të para automjeti, furgon mallrash, tip ford, me ngjyrë të bardhë është gjetur i braktisur në afërsi të “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Furgoni u gjet natën e datës 12 korrik.

Automjeti ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë në pritje t’i nënshtrohet ekzaminimeve të posaçme që mund të shpien në gjurmë të autorëve.

Më 12 korrik, policia njoftoi se kishte marrë informacion se ishte tentuar të vidhej një furgon.

“Ne ora 22:30, ne zonën e Unazes se re në afërsi të mbikalimit ne ndertim, policia ka marre nje informacion se është tentuar të vidhet fugoni tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. Z. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve dhe aktualisht jane shoqeruar 2 persona si te dyshuar”- thuhej në njoftimin e policisë.

Arrestimet

Drejtuesi i furgonit të blinduar, Kujtim Picari, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë për grabitjen e ndodhur më 20 qershor 2016.

Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke i lënë dyert e hapura të mjetit. Bashkë me Picarin, në pranga kanë rënë edhe dy punonjës patrulle të kompanisë së sigurimit të brendshëm të pistës së avionëve, Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj.

Në pranga kanë përfunduar me urdhër të Prokurorisë edhe shtetasit Vangjel Nikolla, Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale, dhe Arben Karafili, shefi i stacionit të kompanisë “ICTS Albania” pranë aeroportit “Nënën Tereza”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura