Grabitja në Rinas, Policia kërkon paratë e vjedhura, por gjen kanabis

Jul 2, 2016 | 21:49
SHPËRNDAJE

Policia është vënë prej dy ditësh në kërkime intensive për të gjetur grabitësit e parave të një banke të nivelit të dytë në Aeroportin e Rinasit.

kanabis-700x933Grabitja ka tronditur mbarë vendin, pasi ndodhi në pistën e aeroportin dhe kur masat në të ishin shumëfishuar pas sulmeve terroriste në Turqi.

Gjatë kontrollit rastësor në kërkim të pistave që mund t’i çonin tek grabitësit e parave, në një banesë janë gjetur 682 rrënjë kanabis.

Në kuadër të operacionit të asgjësimit të drogës policia ka arrestuar Xhemile Calin dhe ka shpallur shpallur në kërkim djalin e saj Iliaz Cali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura