Grabitja në Rinas/ “Koka e bandës” me 13 identitete lihet në burg: Kot më mbani, unë isha…

Nov 24, 2017 | 17:00
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot të lërë në burg Admir Muratajn, i cili dyshohet se ishte pjese e grupit të grabitjes së blindave të parave në Qafë Kashar në 9 shkurt 2016.

“Më mbani kot, kur ka ndodhur ngjarja isha në dentist”, u shpreh ia para togave te zeza.

Edhe avokati i tij, Visha tha: Prania e Murataj gjetkë e vërtetuar.

admir_murati1487108821-1

Murataj së bashku me disa persona të tjerë akuzohen për grabitjen e blindave me para të bankës.

Ky nuk është emri i tij i vërtetë por vetëm 1 nga 13 identitetet e rreme që ai përdor.

“Admir Nikaj është emri i tij vërtetë. Ai njihet me 13 identetite të tjera dhe një prej tyre është Admir Murataj. Nikaj është me origjinë nga Tropoja dhe familja e tij ka ardhur në Fushë-Prezë. Admir Nikaj njihej më herët nga policia, pavarësisht se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri, por jashtë vendit. Ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur nga burgu i Trikallës, të dhëna që tashmë janë bërë të ditura për publikun. Por një tjetër detaj lidhur me të është se ka qenë pjesë e grupit të Marjan Kolës, pjesë e të cilit është edhe Ilir Kupa i mbijetuar i atij grupi. Duket një grup që nuk ka emër në Shqipëri, por mund të thuhet se aktivitetin e ka patur mjaft intesiv jashtë”, – ka thene gazetari Artan Hoxha me heret per te arrestuarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura