Grabitja në Rinas/ Dëshmia e Xhyliut: Ish-komandot, besimtarë të devotshëm

1
SHPËRNDAJE
 

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e prokurorisë për grabitjet që kanë ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Rinas, në fund të 2015 dhe në fillim të këtij viti.

Xhyliu-MemlikaProkuroria ka marrë në pyetje Fatjon Xhyliun, i cili ka deklaruar se komandoja Neim Avdylaj i ka thënë se personat që do të realizonin grabitjen e blindave ishin nga Kruja dhe ishin besimtarë të devotshëm myslimanë. Pjesë të këtij rrëfimi para prokurorëve zbardhen sot në GSH.al.

PJESE NGA DOSJA E PROKURORISE

“Shtetasi nën hetim, Fatjon Xhyliu shpjegon se janë takuar përsëri me shtetasin Neim Avdulaj, dhe ky i fundit i ka thënë se, ata shokët me të cilët kishte biseduar për të goditur eskortën, janë tashmë gati.

Personat në fjalë do e kryenin punën siç kishin rënë dakord, kishin gjetur armët, kishin siguruar makina dhe kishin përshtatur automjetet me përforcuese që të ndalonin blindin, kishin gjetur vegla e pajisje, kishin gjetur uniforma dhe prisnin vetëm njoftimin për kohën kur shkonin paratë në Rinas dhe kohën kur makina do të kalonte në rrugën drejt Rinasit.

Sipas shtetasit Fation Xhyliu, shtetasi Ditjon Memlika i ka njohur personat që do të realizonin vjedhjen e parave nga blindi i shoqërisë.

Megjithatë, në asnje moment shtetasi Neim Avdulaj nuk i ka treguar se ku do të sulmonin autoret e vjedhjes, vetëm i ka thënë se ata ishin nga Kruja, ishin besimtarë të devotshëm muslimanë, jetonin të gjithë bashkë, shkonin në xhami.

Sipas shtetasit nën hetim, ai ka marrë vesh nga shtetasi Ditjon Memlika se shtëpitë e autorëve të ngjarjes ishin me një sistem të lartë sigurie dhe me mure të lartë përreth”.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakLorik Cana do të jetë, “Luftëtari” konfirmon praninë në derbi
Artikulli tjetërRama lavdëron shoferin e 'vetingut' dhe i 'përvishet' komentuesit, ja replikat

1 KOMENT

Comments are closed.