Grabitja në Qafë Kashar/ Kush është Dash Kupa, i arrestuari që përplasi blindin

Feb 21, 2017 | 10:50
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar një tjetër person të dyshuar për grabitjen e parave të bankës në Qafë Kashar, në pikën e kalimit kufitar në Morinë teksa po hynte në Shqipëri nga Kosova.

bankaMësohet se i arrestuari është identifikuar si shtetasi Dash Kupa, 41-vjeç banues në Krujë.

Kupa u arrestua në kufi dhe dyshohet si personi që përplasi blindin me parate e bankes ne Qafe Kashar.

Ky është personi i dytë i fisit Kupa që arrestohet si pjesë e bandës. Në pranga ka rënë më herët edhe Ernest Kupa, me tre anëtarë të tjerë të grupit.

Në kërkim tani ndodhet Admir Murataj, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit, ndërsa në këtë rrjet dyshohet se bëjnë pjesë edhe persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

Dash Kupa
Dash Kupa

Më datë 21.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit në kërkim:

– Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura