Grabitja në Lezhë, flasin pronarët: Kemi luftuar me vdekjen, fëmijët nuk kanë fjetur gjithë natën

Feb 22, 2018 | 14:30
SHPËRNDAJE

Pas grabitjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ka ardhur deh dëshmia e pronarëve të cilët kanë thënë se ata janë kërcënuar me armë.

Sipas dëshmisë së bashkëshortes, për rreth 45 minuta kanë përjetuar tmerr të vërtetë.

“Kemi luftuar me vdekjen, nën kërcënimin e armës. Fëmijët nuk kanë fjetur gjithë natën nga trishtimi,” është shprehur ajo në një prononcim për Balkanweb.

Grabitet me dhunë dhe armë në Lezhë, policia gjen maskat, shoqërohen….

Detaje të reja janë mësuar nga grabitja që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku persona të markuar kanë marrë me dhunë një shumë parash në një banesë.

Sot mësohet se  janë shoqëruar në polici disa persona të cilët janë me precedent të mëparshme penal. Ata dhe disa banorë të zonës do të merren në pyetje në lidhje me këtë grabitje.

Po ashtu nga policia bëhet me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, maskat e grabitjes të cilat janë gjetur 50 metra larg vendit të ngjarjes.

foto ilustruese
foto ilustruese

Grabitet me armë banesa në Lezhë

Persona të maskuar dhe me maska u futën në një banesë mbrëmë rreth orës 19:15, në qytetin e Lezhës, duke grabitur një shumë parash dhe bizhuteri. Ngjarja ndodhi në afërsi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit Arben. I., ku, sipas Policisë, tre persona të maskuar (njëri prej tyre i armatosur), kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës, duke i marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri.

Më pas, duke përfituar nga errësira, ata kanë mundur të largohen. Sipas të dhënave, i zoti i shtëpisë është dhunuar në sy të fëmijëve dhe më pas nën kërcënimin e armës, i kanë marrë rreth 30 mijë lekë dhe disa sende të tjera me vlerë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Forca të shumta policore kanë krehur mbrëmë zonën, duke përdorur edhe qenin gjurmës. Janë ngritur pika kontrolli dhe u sekuestruan pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë

Me datë 21.02.2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

Forca të shumta policore po krehin zonën duke perdorur edhe qenin e gjurmës.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura