Grabitja në Fier/ Ardi Veliu: Forca e Ligjit do të godasë ashper çdo element kriminal

Mar 2, 2018 | 15:09
SHPËRNDAJE

“Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashper çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve”.

ardi_veliu

Ky eshte reagimi i drejtorit te Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas grabitjes se nje pike kembimi valutor sot në Fier, ku u plagosën dy persona.

Reagimi i Ardi Veliut

Vlerësim dhe inkurajim për strukturat e Policisë së Fierit, që në kohë rekord ndaluan 3 autorët e grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor.

Reagim në kohë e profesional, me gjithë rrezikun që mbarte aksioni i ndjekjes, çka rrit besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashper çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Shërim të shpejtë dy te plagosurve!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura